Projekti PACT

Partnership Against Corruption Together – Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit

Projekti PACT – Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit financohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në kuadër të “Civil Society Facility/ Civic Initiative and Capacity Building” (Lot 1- Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe luftës kundër Korrupsionit).

Implementohet nga Albanian National Training and Technical Assistance Resource Center – Qendra Burimore Kombëtare e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) në partneritet me Fondacionin Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe Qendrën Vepro për Shoqërinë (AfS). Projekti synon 15 Bashki në Shqipërinë Veriore (rajonet e Dibrës, Kukësit, Lezhës dhe Shkodrës). Përfituesit përfshijnë 80 aktorë të Shoqërisë Civile nga 15 Bashkitë në 4 rajonet e Shqipërisë Veriore duke përfshirë OSHC, organizat komunitare, organizata grassroot, rinore dhe grupe qytetare, aktivistë dhe shoqata lokale të medias e gazetarë.

Objektivi i Përgjithshëm: Forcimi i rolit të shoqërisë civile në promovimin e qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit në nivel lokal në Shqipëri; Kontributi në promovimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit në nivel lokal në Shqipëri.

Objektivi Specifik: “Rritja e angazhimit të OSHC-ve në 15 Bashki të Shqipërisë Veriore në çështje të qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit duke forcuar kapacitetet e tyre dhe financuar iniciativat e tyre”.

Komponentët Kryesorë: Zhvillim kapacitetesh për aktorët e shoqërisë civile; Avokim nga Organizatat e Shoqërisë Civile për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion në nivel lokal; Suport financiar për organizata të shoqërisë civile për të realizuar iniciativa për qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin në nivel lokal.

Aktivitetet e zhvillimit të kapaciteteve përfshijnë:

  • ToT dhe Workshope trajnimi rajonal për qeverisjen e mirë dhe antikorrupsionin, për përfaqësuesit e shoqërisë civile.
  • Workshope trajnimi në gazetari investigative; angazhim civil të rinisë dhe zhvillim projektesh.
  • Asistencë teknike dhe mentorim në zhvillim organizativ dhe menaxhim të ciklit të projektit.

Aktivitete avokimi dhe rrjetëzimi:

  • Ngritja dhe mbështetja e forumeve rajonale të qeverisjes së mirë dhe anti-korrupsionit;
  • Fushata avokimi për qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit;
  • Zhvillimi i një platforme on-line për qeverisjen e mirë dhe anti-korrupsionin;

Mbështëtje financiare për organizata të shoqërisë civile:

  • Administrimi i tre raundeve me nën-grante. Buxheti për nën-grantet është 500,000 Euro.
  • 41 iniciativa efektive dhe të rëndësishme të Shoqërisë Civile që promovojnë qeverisjen e mirë dhe luftën ndaj korrupsionit në nivel lokal, do të implementohen nëpërmjet fondit PACT.
  • Llojet e aktiviteteve të përzgjedhshme për mbështetje financiare: Aktivitete Watch dog/monitoruese të performancës së bashkive, këshillave bashkiakë, njësive administrative dhe/ose institucioneve të dekoncentruara; Monitorimi i shërbimeve; Monitorimi i implementimit të legjislacionit aktual; Pjesëmarrje e shoqërisë civile/qytetarëve në vendimmarrje lokale, përcaktim prioritetesh, zhvillim dhe implementim buxheti, investime publike dhe dhënie shërbimesh; Monitorim i qytetarëve dhe vigjilencë në kërkimin e llogaridhënies dhe shërbimeve të pakorruptuara; Mobilizim komuniteti për angazhim konstruktiv me institucionet publike; Dëgjesa publike; Karta Raportimi të Qytetarëve; Fushata informimi dhe ndërgjegjësimi mbi të drejtën e informimit, të drejtën për shërbime etj.; Hulumtime/studime vlerësuese mbi politika; Fushata e fuqizim mediash.

PROGRES I PËRDITËSUAR

Ngritje Kapacitetesh

  • Një “Trajnim për Trajnerë” tre-ditor është organizuar mbi Qeverisjen e Mirë dhe Anti-korrupsionin për 17 përfaqësues të shoqërisë civile.
  • Pjesëmarrësit e ToT kanë drejtuar në total 13 trajnime një ditore rajonale për qeverisjen e mirë dhe anti-korrupsionin në nivel lokal (4 trajnime gjatë Thirrjes së Parë për Aplikime, 5 Trajnime gjatë Thirrjes së Dytë për Aplikime dhe 4 Trajnime gjatë Thirrjes së Tretë për Aplikime), për të paktën 219 aktivistë të Shoqërisë Civile.
  • Një trajnim dy ditor në gazetari investigative për 15 gazetarë lokalë dhe përfaqësues të shoqatave të mediave lokale.
  • Një trajnim dy ditor mbi angazhimin rinor dhe aktivizmin për 15 të rinj.
  • Tre trajnime dy ditore mbi Menaxhimin e Ciklit të Projektit janë mbajtur përpara mbylljes së secilit Round nën-grantesh. 67 përfaqësues të shoqërisë civile i kanë ndjekur këto trajnime.

 Avokim dhe rrjetëzim

  • 4 forume rajonale të Qeverisjes së Mirë dhe Anti-Korrupsionit janë ngritur në Lezhë, Kukës, Shkodër dhe Dibër.
  • Platforma e Anti-Korrupsionit është në zhvillim e sipër, pritet të jetë funksionale brenda Nëntorit 2017.

 Mbështetje financiare për organizatat e shoqërisë civile

  • Administrimi i raundit të parë të nëngranteve ka filluar në 10 Qershor 2016. Implementimi i nëngranteve nisi më 1 Nentor 2016. 14 nën grante u implementuan: 4 grante të vogla me kohëzgjatje 6 muaj (5,000-10,000 Euro); 12 nëngrante të mesme me kohëzgjatje 12 muaj (10,000-20,000 Euro); 2 nëngrante të mëdha me kohëzgjatje nga 12 deri në 18 muaj (20,000-30,000 Euro); Projektet u implementuan në 9 bashki të Shqipërisë Veriore duke përfshirë Hasin (1),  Kukës (3), Tropojë (1), Lezhë (2), Shkodër (2), Pukë (2), Fushë Arrëz (1), Bulqizë (1), dhe Dibër (1). Shiko hartën.
  • Administrimi i Raundit të dytë të nengranteve nisi në 20 Prill 2017. Implementimi i projekteve nisi më 01 Shtator 2017 dhe 10 grante të mesme po financohen nëpërmjet fondit PACT, me kohëzgjatje 12 muaj (10,000-20,000 Euro) Dibër (2), Lezhë (3) dhe Shkodër (5).
  • Administrimi i Raundit të tretë dhe të fundit të nëngranteve ka nisur më 15 Shtator 2017, për nëngrante të vogla me kohëzgjatje nga 6 deri në 12 muaj (5,000-10,000 Euro). 29 Aplikime kanë arritur pranë PACT dhe janë në procesin e Vlerësimit Administrativ.