Sinergji me projektin CIVILSC nga IDM Albania.

Klikoni në link për të lexuar faqen web te Projektit CIVILISC- “Civil society instruments against corruptions” nga IDM Albania.

Forcimi i kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile – roli i tyre në mirë-qeverisje dhe në luftën kundër korrupsionit në njësitë e qeverisjes vendore

logot e organizatave

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka mbështetur dy konsorciumet e drejtuara përkatësisht nga IDM dhe ANTTARC në kuadër të programit IPA 2014/2015 “Instrumente për Shoqërinë Civile – Iniciativat Civile dhe Rritja e Kapaciteteve, Shqipëri. Qëllimi është rritja e rolit të shoqërisë civile në promovimin e mirë-qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit në nivelin e qeverisjes vendore, veçanërisht në bashkitë e vogla e të mesme të vendit. Projektet implementohen në një periudhë të rëndësishme të decentralizimit dhe zbatimit të reformës së re territoriale dhe administrative të vendit.

Projekti: CIVILISC – Instrumentet e Shoqërisë Civile në luftën kundër korrupsionit do të implementohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Fondacionin bullgar “Risk Monitor” në 20 bashki të vogla e të mesme të vendit si: bashkia Klos, Memaliaj, Ura Vajgurore, Cërrik, Gramsh, Divjakë, Tepelenë, Libohovë, Devoll, Selenicë, Përrenjas, Librazhd, Maliq, Lushnjë, Shijak, Belsh, Vorë, Bulqizë, Vau I Dejës, Has. Projekti CIVILISC synon të mbështesë organizatat e reja, ato ekzistuese dhe rrjetet e Organizatave të Shoqërisë Civile me aftësitë dhe burimet e duhura për të punuar në mënyrë profesionale dhe të qendrueshme për të promovuar mirëqeverisjen, integritetin në sektorët e qeverisjes vendore përmes një roli më aktiv të shoqërisë civile. Aktivitetet e projektit do të zbatohen nëpërmjet: vlerësimit/monitorim të legjislacionit, mekanizmave aktualë dhe nivelin e përfshirjes së shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit; trajnimit të organizatave të Shoqërisë Civile me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre në monitorim dhe advokim; grant-dhënies; asistencës; shkëmbimit të eksperiencave me organizatat e shoqërisë civile simotra dhe institucioneve përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit në Sofje, Bullgari, rrjetëzimit të OSHC-ve në vend.

Projekti PACT – “Partneritet së bashku kundër korrupsionit” do të implementohet nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike, në partneritet me Fondacionin Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe Qendrën Vepro për Shoqërinë në katër qarqet e Shqipërisë së Veriut (Shkodër, Lezhe, Kukës dhe Dibër). Objektiva e projektit është “rritja e angazhimit të organizatave të shoqërisë civile në 15 bashkitë e Shqipërisë së Veriut në qeverisjen e mire dhe luftën kundër korrupsionit nëpërmjet financimit të inisiativave të tyre dhe rritjes së kapacitetit për t’I realizuar ato”. Financimi i iniciativave të organizatave lokale të shoqërisë civile përfshin 41 grante që do të realizohen në tre raunde gjatë periudhës 2016-2018. Njëkohësisht, do të punohet për rritjen e kapacitetit të organizatave të shoqërisë civile lidhur me qeverisjen e mire dhe anti-korrupsionin, avokimin, rrjetëzimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve, etj.

 

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Adress: Rr. “Shenasi Dishnica”, Nr. 1, P.O. Box: 8177, Tiranë, Shqipëri

Tel: (+355 4)2400241, Tel & Fax: (+355 4) 2400640

Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike

Rruga Reshit Çollaku Pallati Bores Sh.1 A.20, Tiranë, Shqipëri Tel. +35542247603; Fax. +35542247604