Kontakt

KONTAKTET E PACT

Ju mund të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:

Rruga Reshit Collaku
Tirana, Albania


Telefon: (+355) 4 111222

Fax: (+355) 4 123456

E-mail: ngocenter@icc.al.eu.org


Portali PACT është ngritur nga Projekti PACT – Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit, me qëllim raportimin nga ana e qytetarëve të problematikave që hasin në institucionet lokale apo rajonae që shërbejnë në zonat ku këta jetojnë. Projekti implementohet nga ANTTARC – Albanian National Training and Technical Assistance Resource Center me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e ANTTARC dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

ANTTARC garanton ruajtjen e privatësisë së informacionit të vizitorëve të faqes sonë të internetit.
Politika më poshtë përcakton mënyrën se si do të trajtojmë informacionet tuaja personale.

Kushdo që akseson portalin PACT bie dakord me kushtet që vijojnë:
Disa prej fushave të faqes së internetit të PACT (psh: postimet në blog apo formularët e raportimit) mund të kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online, duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale, si emri apo adresa e email –it. PACT thekson se kjo është një kërkesë opsionale, të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht ta japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin, për qëllimin për të cilën ajo kërkohet.

Në këtë kuadër, PACT dëshiron të verë në vëmendjen e çdo përdoruesi se, pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin tonë, ky i fundit implementon një sistem sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (të ndryshuar). Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e formularit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e PACT, vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale, pra përçimin e informacionit pranë adresave përkatëse të emailit të institucionit të përzgjedhur nga përdoruesi.
Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë ANTTARC, të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre